DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Këto janë shenjat e horoskopit që e përjetojnë më ”intesivisht” beqarinë

Shpërndaje

Të qenit single ose beqaria është një etapë shumë e rëndësishme në jetë, e cila mund të jetë plot surpriza të bukura ose edhe e mbushur me pasiguri dhe ndjesi pesimizmi. Po cilat janë shenjat e horoskopit që e përjetojnë më intesivisht beqarinë?

Shigjetari: Si mund të ndodhte ndryshe për shenjën që i dashuron udhëtimet dhe eksplorimin? Je single = më shumë udhëtime dhe mundësi për të eksploruar veten dhe botën.

Peshorja: Një ndër frikërat më të mëdha të Peshores është vetmia, kjo është arsyeja përse të qenët single është aq e vështirë për të. Nuk i pëlqen aspak të zgjohet në mëngjes dhe të kuptojë që jeta e saj ka ndryshuar dhe tani duhet të bëjë gjithçka nga e para vetëm.

Akrepi: Shenja më misterioze e horoskopit, Akrepi i ka idetë shumë të qarta kur bëhet fjalë për të gjetur partnerin e duhur. Kjo është edhe arsyeja përse marrëdhëniet e tij janë të konsoliduara dhe zgjasin gjatë në kohë. Mirëpo një Akrep single është po aq i lumtur sikundër kur është në një lidhje dashurie. I pëlqen të njohë më mirë veten gjatë kësaj periudhe.

Ujori: Për Ujorin, pavarësia është e shenjtë. I pëlqen ta shfrytëzojë atë në maksimum dhe shpeshherë e shikon si një trampolinë nga ku mund të mësojë më shumë rreth vetes. Nuk shqetësohen aspak nëse në jetën e tyre mungon për një kohë të gjatë ose jo partneri dhe e shikojnë këtë gjë si diçka normale.

Peshqit: Më ëndërrimtarët e horoskopit, Peshqit i përjetojnë intensivisht lidhjet në çift. Përfshihen shumë emocionalisht dhe u pëlqen të bësojnë që historia e tyre do të ketë ‘’fund të lumtur’’, por kur zhgënjehen dërgojnë gjithçka në djall. Nga të gjitha shenjat, janë ata që e vuajnë më shumë të qenit i vetëm.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *