DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Arkitektit

Jepini një pamje të re shtëpisë suaj, duke ndryshuar këto elementë

Shpërndaje

Njerëzit shpeshherë hezitojnë të ndryshojnë arredimin e brendshëm të shtëpisë,; kjo për dy arsye; nga frika se mos gabojnë në përzgjedhje dhe sigurisht një arredim i ri ka edhe një kosto financiare. Por pandemia e Covid-19 e bëri që një kohë shumë të madhe të ditës apo fundjavës ta kalojmë në shtëpi, kështu që riarredimi i shtëpisë duhet marrë në konsideratë.

Nëse doni ti jepni një dukje dhe një frymë të re mjedisit tuaj të jetesës këtë dimër, fotogaleria e mëposhtme mund të jetë frymëzuese. Nuk bëhet fjalë për arredim nga e para, por thjesht mbase një ndryshim i disa elementëve dhe detajeve. Freskimi i hapësirës monotone të jetesës sigurisht që do të ketë një ndikim të mirë tek ju dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Kthimi i një hapësire të lodhshme jetese në një shtëpi moderne nuk përfshin domosdoshmërisht javë të tëra punë dhe kosto të larta financiare. Rëndësi ka të dini çfarë të mbani dhe çfarë të hidhni.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ