DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Ismail Kadare feston 85-vjetorin e lindjes

Shpërndaje

Gjeniu i letrave shqipe Ismail kadare feston sot 85-vjetorin e lindjes.  Kadare ka lindur në Gjirokastër, më 1936 është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë të letërsisë shqipe. Ai është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, duke bërë të njohur dhe ngritur lart emrin dhe identitetin tonë si shqiptarë.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Në vitin 1992 u vlerësua me ‘’Prix Mondial Cino Del Duca’’; më 2005 fitoi çmimin ‘’Man Booker International’’, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Awards” për Artet, në vitin 2015 çmimin ‘’Jeruzalem’’, në vitin 2019 çmimin ‘’Park Kyong-ni’’ ndërsa në vitin 2020 çmimet ‘’Neustadt’’ dhe ’’Prozart.’’ Më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Kadare është nominuar disa herë për NOBEL-in në letërsi, ndërsa vitet e fundit e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ