DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

E dashuruar me truprojën/ Pamela Anderson martohet për herë të katërt

Shpërndaje

 

Pamela Anderson është martuar fshehurazi me truprojën e saj. Lajmin e bën të ditur revista e njohur ‘’People’’, e cila shkruan se aktorja dhe modelja e njohur i ka dhënë fund beqarisë që mbrëmjen e Krishtlindjeve duke kurorëzuar në martesë, romancën me Dan Hayhurst.

Ceremonia intime thuhet të jetë zhvilluar në shtëpinë e saj në Kanada. “ Jam pikërisht aty ku duhet të isha, në krahët e një burri që më dashuron më të vërtetë”, mësohet të ketë thënë ajo. Modelja e ‘’Playboy’’ shtoi se ishin martuar në vendin ku patën bërë të njëjtën gjë prindërit e saj. “ Tani më duket se rrethi u plotësua”, është shprehur ajo. Për Pamela Anderson, kjo është martesa e katërt.

E dashuruar me truprojën/ Pamela Anderson martohet për herë të katërt 1Anderson u takua me Hayhurst, i cili jetonte në ishullin Vancouver, në fillim të pandemisë në mars të vitit të kaluar dhe që  atëherë, dyshja kanë qenë së bashku 24/7.

Bukuroshja shkëlqente një fustan minimalist të bardhë dhe një vello të gjatë nusërie.

Duke mbajtur një buqetë të vogël me trëndafila rozë dhe të bardhë, Anderson dukej elegante dhe e lumtur, ndërsa dhëndri  kishte preferuar të kishte një veshje më ‘’casual’’ me pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë.

Anderson është shprehur se ata ranë kokë e këmbë në dashuri me njëri-tjetrin  që në fillim dhe gjithçka ishte thjesht një ‘përshtatje natyrore’.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *