DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Tourism

Liqeni i Ohrit, mes gjashtë liqeneve më të mira në Europë

Shpërndaje

“Travel Weekly” e ka listuar liqenin e Ohrit mes gjashtë liqeneve më të mira në Europë. ‘’Travel Weekly’’ sugjeron se kjo është një nga zonat më perfekte për turizëm pranveror.

Është pikërisht kaltërsia e Liqenit të Ohrit mes maleve dhe vetë qyteti i vjetër me të njëjtin emër që e bëjnë këtë vend të veçantë.

Kështjellat mesjetare, rrugët me kalldrëm, kishat dhe plazhet idilike  dhe kulinaria e bëjnë këtë vend një atraksion të vërtetë turistik.

Krahas liqenit të Ohrit, ‘’Travel Weekly’’ rekomandon liqenin Garda në Itali, Bled në Slloveni, Loch Lomond në Skoci, Saimaa në Finlandë dhe Brienz në Zvicër.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *