Ushqimet e pasura me zink për të rritur imunitetin
Shpërndaje

Sipas Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), zinku është i rëndësishëm në nivel qelizor për gjëra të tilla si shërimi i plagëve, sinteza e proteinave dhe natyrisht funksioni imunitar. Po ashtu zinku ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e simptomave të zakonshme të ftohjes.
Përveç suplementeve të zinkut, e rëndësishme është që të konsumojmë ushqime që në përmbajtjen e tyre kanë zinkun.
Disa nga ushqimet e pasura me zink:
-Mishi viçit (i pjekur): 7 mg (për 3 gr)
-Gaforret: 6.5 mg (për 3 gr)
-Karavidhet: 3.5 mg (për 3 gr)
-Mishi i derrit: 2.9 mg (për 3 gr)
-Fasule (të konservuara ose të gatuara): 2.9 mg (për 1/2 filxhan)
-Drithëra: 2.8 mg (për racion)
-Mishi i pulës: 2.4 mg (për 3 gr)
-Farat e thata të kungullit: 2.2 mg (për gr)
-Kos (me yndyrë të ulët): 1.7 mg (për 8 gr)
-Qiqra të gatuara: 1.3 mg (për 1/2 filxhan)
-Djathë kaçkavall: 1.2 mg (për gr)
-Bollgur: 1,1 mg (për pako)
Mbajtja e niveleve të zinkut të ekuilibruara me ushqim, është mënyra më e sigurt sesa ajo me suplemente, sepse shanset të keni ndonjë efekt anësor janë të pakta.