Ava Max, artistja më e dëgjuar gjatë vitit 2020 në Poloni
Shpërndaje

Ylli shqiptar i muzikës me famë ndërkombëtare, Ava Max vijon sukseset në sferën ndërkombëtare edhe për vitin 2021.
Pas suksesit në ‘Billboard Adult Pop Songs’, ku u rendit e para për gjashtë javë me radhe, Ava së fundmi është shpallur këngëtarja më e dëgjuar dhe më e transmetuar në Poloni.
Lajmi është shpërndarë në Instagram nga vet Ava Max. “Ava Max ishte artistja më e transmetuar në radiot në Poloni në vitin 2020”, shkruhej në postim, ndërkohë që në vendin e dytë si artistja më e transmetuar në këtë shtet renditet një tjetër shqiptare, Dua Lipa.
Albumi i Ava Max i titulluar “Heaven and Hell” vitin e kaluar është renditur si albumi i tretë më i dëgjuar i vitit.