‘’Ndizet’’ debati mes Megan dhe pallatit mbretëror: Vini emrin tim në certifikatën e djalit
Shpërndaje

Debati mes familjes mbretërore dhe Meghan Markle duket se është agravuar sërish dhe këtë herë shkak ka qenë certifikata e lindjes së Archie-t. Sipas mediave në certifikatë mungon emri i Megan.
Archie erdhi në jetë në 6 maj të vitit 2019-të. Në fillim në certifikatë shkruheshin emrat e dy prindërve, por rreth një muaj më vonë emri i Meghan u zëvendësua me “Hirësia e tij”, pra me titullin e djalit.
Sipas mediave Meghan-it i duket ofenduese të mungojë në certifikatën e djalit, ndaj ka kërkuar nga pallati mbretëror të bëjë ndryshimet e nevojshme.