DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Rutina e bukurisë së përjetshme me tre hapa të thjeshtë

Shpërndaje

Pavarësisht nga mosha juaj, nuk është asnjëherë shumë herët për tu kujdesur për lëkurën tuaj.

Ruajtja e freskisë së rinisë është një nga sfidat më të mëdha për shumë ferma, të cilat dëshirojnë një lëkurë të freskët, të butë dhe të bukur.

Përveç faktorit gjenetik që është dominues, aplikimi i një rutine kujdesi është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për një lëkurë të bukur dhe rinore për një kohë të gjatë.

 

Kjo është rutina e bukurisë me tre hapa:

  1. Përdorni scrub dy herë në javë

Scrub-et e fytyrës përmbajnë mikrokokriza që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura. Në këtë mënyrë, rigjenerohen qeliza të reja dhe kjo ndihmon që lëkura juaj të duket e bukur. Këshillohet që të përdorni scrub të paktën 2 herë në javë dhe mund ta bëni edhe vetë në shtëpi. Për shembull, mund të bëni scrub-in tuaj duke përzier boronicat, sheqerin dhe mjaltin.

  1. Përdorni produkte natyrale

Kimikatet e shumta që gjenden në disa kremra janë të dëmshme, sepse mund t’ju krijojnë rrudha, thatësirë dhe irritim. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të përdorni produkte që janë tërësisht natyrale, pa fragranca dhe alkool.

  1. Mos harroni kremin e diellit!

Dielli është shumë i dëmshëm për fytyrën dhe këtë e dimë të gjithë. Prandaj, asnjëherë nuk duhet harruar se përdorimi i kremit të diellit është i domosdoshëm. Sigurohuni që ta aplikoni këtë produkt 15 minuta përpara se të dilni jashtë. Kremi i diellit duhet përdorur edhe në dimër, pavarësisht se nuk ka shumë diell!Gjithashtu një element që vlen të theksohet është edhe larja e fytyrës dy herë në ditë , në mëngjes dhe në darkë. Por kujdes. Fytyra duhet larë edhe çdo herë pasi djersiteni, pasi djersa izolon poret e lëkurës.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *