Jeta e re e Angelina Jolie mes projekteve si regjizore dhe luftës për të drejtat e njeriut
Shpërndaje

‘’Ylli i showbizit, Angelina Jolie, është po aq një nënë heroinë në shtëpi dhe në arenën ndërkombëtare, sa edhe në ekran. ‘’ kështu shkruan prestigjiozja britanike ‘’Vogue’’ e cila ka zgjedhur që të ketë në kopertinën e Mars 2021, aktoren e njohur. Revista e fotografoi yllin e kinemasë botërore në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles, ku diskutuan për projektin e saj të fundit regjizorial, librin e saj me ‘’Amnesty International’’ dhe luftën e vazhdueshme për të drejtat e grave dhe fëmijëve në të gjithë botën.
45-vjeçarja ka folur në këtë intervistë edhe për fëmijët e saj: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox; për të cilët thotë se janë të mrekullueshëm dhe i gjenden gjithmonë pranë.
View this post on Instagram
Ndërkaq, aktorja kishte vendosur që imazhet me veshjen elegante t’i realizojë në rezidencën e saj 25 milionë dollarëshe në Los Angeles.
Jolie mbante veshur një gold të zi nga Bberry, pantallona MaxMara dhe këpucë Chanel.
Ndërsa situata e saj me Brad për kujdestarinë e fëmijëve mbetet ende e paqartë. Të konsiderura si një nga çiftet më ikonik të Hollywood-it, Jolie e Pitt i dhanë fund romancës së tyre pas 12 viteve martesë.