DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

U diagnostikua me Alzheimer, këngëtari i njohur njofton projektin me Lady Gaga

Shpërndaje

Mediat e huaja raportojnë se legjenda e muzikës, Tony Bennett dhe ylli i muzikës pop, Lady Gaga, janë duke e realizuar një album së bashku.

Ky është një lajm i gëzuar për fansat e 94-vjeçarit për të cilin së fundmi është konfirmuar se vuan nga sëmundja e Alzheimer, sëmundje me të cilën është diagnostikuar para 4 vitesh, por e ka mbajtur të fshehtë.

Ky projekt i ri muzikor vjen pas albumit të vitit 2014, “Cheek to Cheek”, dhe është incizuar para shumë kohësh, por më në fund do të lansohet për publikun mbarëbotëror në pranverë të këtij viti.

Në një intervistë të fundit, djali i këngëtarit ikonik, Danny Bennett, deklaroi se një prej arsyeve pse familja e tij kishte vendosur ta bëjë publike diagnozën e Tony Bennettit me Alzheimer, ishte ngaqë e dinin se ai nuk do të ishte në gjendje ta promovojë albumin e ri, me tu lancuar në treg.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *