DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Bëri histori në SHBA, ky është filmi nga Kosova që rrëmbeu tri çmime

Shpërndaje

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore në ‘’Sundance Film Festival’’. ‘’Sundance Film Festival’’ është një festival vjetor i filmit i organizuar nga Instituti Sundance, është festivali më i madh i pavarur i filmit në Shtetet e Bashkuara.

‘’Zgjoi’’ i cili portretizon jetën, sakrificat dhe dramën e një gruaje në kërkim të burrit të humbur në luftën e Kosovës mori tri çmime si : filmi më i mirë, regjisorja më i mirë, dhe çmimin e publikut për kategorinë dramë të Kinemasë Botërore, duke u bërë filmi i parë në atë kategori që e bëri këtë.

Filmi  është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar has në paragjykime të shumta.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve u mbajt në formë virtuale  për shkak të masave kufizuese të Covid-19.

 

Bëri histori në SHBA, ky është filmi nga Kosova që rrëmbeu tri çmime 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *