DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

‘’Shkrimtarin e vërtetë e mbron vepra e tij’’ – 4 vite pa Dritëro Agollin

Shpërndaje

Sot shënohen 4 vite nga ndarja nga jeta e poetit dhe shkrimtarit Dritëro Agolli, një nga zërat më të fuqishëm dhe influencues të letërsisë shqiptare të dekadave të fundit, një personaliet i dashur dhe i pranuar gjerësisht për madhështinë e tij njerëzore dhe kulturore.

Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, Dritero Agolli solli në poezi ndjeshmëri e figuracion të ri, duke e përtërirë sistemin e  poezisë shqipe. Ai është pruresi i poezisë së “unit” të fortë. Prirja për vetëpohim u duk që në vëllimin e tij të parë “Në rrugë dola” (1958). Poezia e Dritero Agollit nuk e ndan të përgjithshmen nga vetjakja, bën sintezën e kolektives me individualen. Dritero Agolli ruajti prej vlerave më të arrira të poezisë së traditës – frymën popullore, por ai solli një stil të ri vjeshtërimi duke metuar risinë.

Agolli cilësohet si poeti që i shkroi gjithçkaje, por veçanërisht dashurisë duke lartësuar në vargjet e tij figurën e gruas, por edhe burrit, si bashkimi i dy të kundërtave të ngjashme.

‘’Misioni’’ i poetit dhe shkrimtarit është një temë po ashtu e lëvruar në ligjërimet e tij. Ja si do të shprehej ai në një intervistë në vitin 2006 , në ‘’Radio Kosova’’:

“Shkrimtarët duhet të flasin më me gjakftohtësi, më me argumente dhe pa u nxehur. Unë mendoj se shkrimtarët që i tremben kritikës, vënë në dyshim krijimtarinë e vet, nuk kanë besim tek krijimtaria e tyre. Kur shkrimtari boton një vepër, apo kur boton një diskutim, nuk është më pronë e tij, por është pronë e lexuesve. Dhe lexuesi, ka të drejtë të thotë çdo gjë për të. Nuk është pronë, që ta mbrojë medoemos ai. Fjala vjen, Naim Frashëri, Fishta, Mjeda, Migjeni, Esad Mekuli, et.j, nuk kanë tani shokë, kushërinj, apo dikë që mund t’i mbrojë. Ata i mbron vetë lexuesi. Kurse shkrimtarët e gjallë, kanë miq, shokë, kushërinj që i mbrojnë. Shkrimtari duhet ta mendojë veten edhe pas 50 vjetësh, kur të mos ketë shokë, kur të mos ketë simpatizantë të gazetave. Çka do të bëjë ai pastaj? Kush do ta mbrojë? Do ta mbrojë vetëm vepra e vet. ‘’

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *