Në rrjet u përhap lajmi se vdiq nga mbidoza, reagon e tronditur Bebe Rexha
Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është shprehur e trondit pas publikime të ndryshme në rrjet se ajo është ndarë nga jeta si pasojë e mbidozës.
Ndonëse lajmi ishte i rremë, në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet për këngëtaren, e cila ditët e fundit kishte ndenjur larg mediave sociale dhe publikimeve në to.
Bebe i ka përgënjeshtruar lajmet përmes një postimi, duke theksuar se asgjë nuk është e vërtetë dhe duke kërkuar të ndalen këto lajme të pavërteta pasi shqetësojnë familjarët e saj.
Ndërkohë statusi në Twitter, i cili bëri xhiron e rrjetit, shkruante: “Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”.