RECETA E DITËS : Supë franceze me qepë
Shpërndaje

Supa franceze me qepë (frëngjisht: soupe à l’oignon]) është një lloj supe e cila si bazë ka zakonisht lëngun e mishit dhe qepë, dhe shpesh shërbehet me një copë bukë të mbuluar me djathë që noton sipër tasit. Edhe pse e lashtë në origjinë, pjata u bë mjaft popullore në Shtetet e Bashkuara e viteve 60” për shkak të një interesi më të madh për kuzhinën franceze. Supa franceze me qepë e mund të shërbehet si një vakt më vete ose si një pjatë e parë.
Recetën dhe përbërësit për përgatitjen e saj e gjeni si më poshtë:
Përbërësit:
500 gr qepë të vogla
1 litër lëng mish viçi (ose zarzavatesh)
100 gr bukë, djathë
50gr gjalp
kripë edhe piper
Përgatitja:
Pasi i kemi qëruar dhe larë, i ndajmë qepët në feta të holla. I vendosim në një tenxhere të madhe dhe i skuqim në gjalp derisa të jenë zverdhur. Shtojmë miellin, i skuqim, i përziejmë mirë dhe shtojmë lëngun e mishit (zarzavateve). I lëmë të ziejnë për 30 minuta. U hedhim kripë dhe piper. Ndërkohë, ndezim furrën. Hedhim supën nëpër tasa që durojnë nxehtësinë e furrës, duke vënë në çdo tas copat e bukës (sipër supës), hedhim djathin e grirë dhe i kalojmë për disa minuta në furrë.