DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Akuzat për abuzim/ Mariah Carey paditet në gjykatë nga motra e saj

Shpërndaje

Mariah carey është paditur nga e motra e saj e cila sipas mediave të huaja kërkon 1.25 milionë dollarë dëmshpërblim për figurën e njollosur.

Alison deklaron se në librin “The meaning of Mariah Carey” janë shkruar shumë të pavërteta dhe sipas saj artistja ka gënjyer për të nxitur sa më shumë shitje. Kujtojmë këtu se Mariah e ka akuzuar më herët motrën e saj se kur ajo ishte veçse një fëmijë e ka droguar ndërsa vëllai Morgan ka abuzuar me të

Në një paragraf të librit, Mariah rrëfen se kur ishte 12 vjeçe, Alison i dha Valium dhe i hodhi mbi trup çaj të nxehtë duke i shkaktuar asaj djegie të shkallës së rëndë.

Alison është diagnostikuar me depresion të shkallës së rëndë dhe i është dashur t’u nënshtrohet disa terapive gjatë jetës së saj, për shkak të një fëmijërie të vështirë që ka kaluar ku është dhunuar nga e ëma.

Në librin e saj, Mariah akuzon të ëmën, përpos të tjerave, edhe për abuzim seksual. Sipas “The Sun”, Carey pritet të përballet sërish me padi të tjera nga familjarët e saj.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *