Në pritje të “Eurovision 2021” / Organizatorët përgatiten për masat anticovid
Shpërndaje

Pak më shumë se tre muaj para finales, organizatorët e “Eurovision 2021”, e përjashtojnë idenë që gara e 65-të të mund të zhvillohet normalisht.
Që nga shtatori i vitit të kaluar i gjithë ekipi që qëndron pas Eurovision kanë vlerësuar mundësitë e tyre sesi ta realizojnë kompeticionin e muzikës europiane pa e dëmtuar përmbajtjen dhe profesionalizmin e tij.
Konkursi i këngës “Eurovision” me siguri do të rikthehet në maj pavarësisht nga pandemia, por në rrethanat aktuale është fatkeqësisht e pamundur që ngjarja të zhvillohet në mënyrën siç jemi mësuar”, shpjegoi Martin Österdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i konkursit.
“Siguria, shëndeti dhe mbrojtja e të gjithë pjesëmarrësve në konkursin e këngës “Eurovision”, nga ekipet e punës te artistët, është përparësia jonë kryesore”,- shtoi ai.
Festivali më i madh i këngës europiane është planifikuar të zhvillohet në Roterdam më 18, 20 dhe 22 maj.