Rrëfimi i Angelina Jolie: E ndjej se do të bëj hapin tim të madh në të pesëdhjetat e mia
Shpërndaje

Me intervistën e saj të fundit në ‘’Vogue’’, Angelina Jolie ka hapur dyert e shtëpisë, duke rrëfyer edhe detaje nga jeta e saj si nënë e gjashtë fëmijëve.
“Për mua është e vështirë të qëndrojë ulur në një vend.”- i thotë ajo revistës ndërsa tregon për një ditë tipike në familjen e saj. “Edhe pse doja të kisha shumë fëmijë dhe të isha nënë, gjithmonë e imagjinoja si Jane Goodall, duke udhëtuar në mes të xhunglës diku. Nuk e imagjinoja në atë kuptimin e vërtetë, tradicional.” – tregon ajo për revistën.
Kur e pyesin nëse e ka përjetuar momentin më të mirë në karrierë e në jetë, ajo shprehet: “Unë jam duke pritur me padurim të pesëdhjetat – e ndjej se do të bëj hapin tim të madh në të pesëdhjetat e mia.’’ “Ishim në trampolinë një ditë dhe fëmijët thanë:‘ Jo, mami, mos e bëj atë. Do të vritesh”, tha ajo. “Dhe unë mendova, ‘Zot, a nuk është kaq qesharake?’ Dikur isha një yll aksioni dhe tani fëmijët po më thonë të zbres nga trampolina sepse do të lëndoj veten.” – është shprehur ylli i kinemasë botërore.