DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

A e tradhtoi Alex Rodriguez Jennifer Lopez-in me yllin e ‘Southern Charm’ ?

Shpërndaje

Dy ditët e fundit mediat amerikane kanë nisur të shkruajnë se i fejuari i Jennifer Lopez, ish-ylli i sportit, Alex Rodriguez, mund të jetë përfshirë në një romancë të re me yllin e reality-show “Southern Charm”, Madison LeCroy.

Gjatë ritakimit të protagonistëve ajo u akuzua nga kolegët se ka fjetur me disa persona të martuar, e ndër ta u përmend edhe emri i Rodriguez.

Madison e mohoi këtë lajm duke deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kontakt fizik me Alex, por kanë folur disa herë në telefon rreth një vit më parë.

Shumë fansa janë shprehur se e gjithë kjo zhurmë është vetëm një mënyrë sesi LeCroy po mundohet të marrë vëmendje, ndërsa deri më tani Alex Rodriguez  nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me historinë.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *