Gigi Hadid në kopertinën e revistës VOUGUE flet për jetën e re përtej modelingut
Shpërndaje

Gigi Hadid ka pozuar për kopertinën e revistës prestigjioze “Vogue”; një rrëfim emocionues dhe detajist për Khai-n dhe jetën e saj të re si nënë.
Në një intervistë si kurrë më parë, Hadid tregoi se vajza e saj erdhi në jetë në mënyrë natyrale dhe në shtëpi pranë familjareve të saj të dashur, në një lindje që zgjati 14 orë .
“Erdhi një moment kur po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por doktoresha më pa dhe më tha: “Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë. Je sikur në një shtrat spitali”, tregoi Gigi.
View this post on Instagram
“Nuk e ndjeva aspak kur ajo doli. Isha shumë e lodhur. Vetëm ngrita kokën dhe pashë Zayn duke e mbajtur në krahë. Ishte e mrekullueshme”-ka rrëfyer ndër të tjera 25-vjeçarja.
Supermodelja e ka publikuar kopertinën në faqen e saj në Instagram, ku ndër të tjera shkruan: ‘’Kush do të mendonte se do t’i ushqeja vajzës sime mëngjesin, ndërsa ndajmë kopertinën time të parë për revistën VOGUE ? Jam e emocionuar dhe njëkohësisht e nderuar që bëj hapin tim të parë profesional, në këtë kapitull të ri timin si grua ,me këtë ëndërr të realizuar! ‘’