DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Ikonë e modës dhe e paqes, ndahet nga jeta Ruth Dayan

Shpërndaje

Ruth Dayan themeluesja e shtëpisë së modës ‘’Maskit’’ u nda nga jeta sot në moshën 103-vjeçare në Tel Aviv.

“Një grua që u bë një legjendë izraelite e kohës së saj. Historia e jetës së saj përmban realizimin e ëndrrës izraelite”, deklaroi presidenti izraelit Reuven Rivlin.

Ruth Dayan ishte aktive në shumë kauza shoqërore, një zë i fuqishëm për kauzën e fuqizimit të grave dhe në mbështetje të emigrantëve. Mesazhet e saj kanë qenë frymëzuese dhe ndikuese jo vetëm në Izrael, por në të gjithë botën.

Ajo ka punuar në emër të emigrantëve të rinj, të drejtat e beduinëve dhe kauzat e grave. Ajo ishte një nëna e Suha Arafat, e cila në vitin 1990 u bë gruaja e udhëheqësit të PLO-së Yasser Arafat.

Në vitin 1955, Dayan u takua me stilistin Finy Leitersdorf, i cili krijoi veshje dhe aksesorë për ‘’Maskit’’ për 15 vjet.

Përveç kontributit në industrinë e modës, ajo njihet botërisht si një ambasadore e paqes, harmonisë dhe unitetit mbarëbotëror.

Marka e saj ‘’Maskit’’ vazhdon të jetë një shtëpi luksoze e modës me një origjinë unike.

E konceptuar në 1954, ‘’Maskit’’ realizoi veshje luksoze bashkëkohore duke përdorur teknikat tradicionale të qëndisjes nga artizanët hungarezë, jemenitë, bullgarë, beduinë, palestinezë, druzë, libanezë dhe hebrenj.

Edhe pse lindi si një shtëpi mode për tu dhënë një mundësi punësimi emigrantëve, ‘’Maskit’’ u shndërruar shpejt në një nga markat më të mira të veshjeve luksoze.

Dizenjot e saj ishin aq luksoze dhe të lakmueshme, saqë ato vlerësoheshin nga elitat (Audrey Hepburn ishte një nga yjet që vishej nga kjo shtëpi mode.) Bashkëpunimet me Christian Dior, Yves Saint Laurent dhe Givenchy pasuan, ashtu si edhe një dyqan kryesor në Neë York City.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *