DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Projekti ‘misterioz’ i Princ Harry. Fotografohet së bashku me James Corden

Shpërndaje

Princi Harry është fotografuar në shoqërinë e James Corden. Drejtuesi i “Late Late Show” dhe princ Harry u fotografuan në një autobus dykatësh të hapur në Los Angeles. Sipas mediave, autobusi u pa të dilte nga pjesa e CBS,  aty ku filmohet shfaqja e James. Ende nuk dihen detaje rreth projektit misterioz, në një kohë kur Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle kanë nënshkruar një marrëveshje me Netflix për dokumentarë dhe filma.

Duke buzëqeshur në diell, Harry ishte ulur dy metra larg James për të respektuar masat e distancimit shoqëror.

Kujtojmë se së fundmi komiku amerikan James, u nominua për ‘Golden Globe’.

Projekti ‘misterioz’ i Princ Harry. Fotografohet së bashku me James Corden 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *