DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Fashion

‘’Të jesh vetvetja’’ – Luis Vuitton prezanton koleksionin e ri 2021

Shpërndaje

Imagjinoni një kështjellë në të cilën klasicizmi dhe estetika tradicionale në tone të arta bashkëjetojnë në ambientet e brendshme të një shtëpie retro, muret e së cilës janë pikturuar në rozë, jeshile dhe blu. Ajo ekziston, dhe Nicolas Ghesquière, drejtuesi kreativ i Luis Vuitton e ka gjetur atë. I vendosur në Francë, ai jo vetëm që ka udhëtuar atje për të prezantuar koleksionin e ri të  para-vjeshtës Louis Vuitton 2021, por zgjedhja e tij tregon një dashuri për përzierjen e klasikëve dhe një frymë kozmopolitane. Një koleksion elitarë që premton të mjegullojë kufijtë estetikë.

Një koleksion ku përzihet luksi dhe moderniteti dhe thyen konceptet klasike të elegancës. Një koleksion që tregon se ngjyra dhe sporti nuk është në kundërshtim me shijen e mirë elitare.

Koleksioni quhet ‘’Të jesh vetvetja’’ dhe është mbështetur në tre shtylla themelore, të cilat drejtori artistik u referohet si “romantizmi teknologjik”, “veshje sportive energjike” dhe “ri-zbulimi i të domosdoshmes”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *