DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Rutina për një grim të thjeshtë në vetëm 5 minuta

Shpërndaje

Shumë prej dizanjuesve më të famshëm botëror frymëzohen nga e kaluara për të sjellë trendet e reja. Edhe për këtë sezon e kaluara shërben si një pikëmbështetje shumë e rëndësishme nga ku merret spunto për tendencat e reja, si në grim, po ashtu edhe në flokë.

Nëse doni të dukeni si një diva e vërtetë dhe me personalitet ndërsa shkoni në punë, apo nëse doni të tregoni elegancë ndërsa merrni pjesë në ndonjë mbledhje të rëndësishme duhet me siguri t’a përqafoni këtë rutinë:

-Rimeli. Në një kohë kur pjesën më të madhe të kohës e kalomë duke mbajtur një maskë, sytë janë ato që janë gjithmonë të dukshëm, ndaj për një pamje sa më të kuruar kurrë mos harroni ta përdorni rimelin. Jeni mërzitur me rimelin e zi? Aplikoni një ngjyrë tjetër, mundësisht vetëm tek majat, për një pamje më freskuese.

– Buzëkuqi. Na ndodh shpesh të vonohemi në punë dhe më pas na duhet të dalim për të pirë diçka, mos harroni të fusni në çantën tuaj një buzëkuq vishnje, është ideal për këtë sezon.

-Vetullat tuaja nuk janë të plota? Lyejini me pluhur sysh, me ngjyrën e ngjashme me to, do kenë një pamje më natyrale se sa po të përdorni lapsin e vetullave.

Por më e rëndësishme se çdo gjë është hidratimi i lëkurës. Duke filluar nga pastrimi i saj me xhel, sapun, qumësht etj, si  dhe vendosja e kremit apo serumit. Nëse lëkura juaj është e kuruar, i shkon çdo lloj make-up-i.

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *