Na bëri krenarë të gjithëve, Rita Ora vishet kuq e zi për projektin e ri artistik
Shpërndaje

Vetëm pak ditë më parë Rita Ora bëri të ditur se më datë 12 shkurt do të publikonte një mini-album të ri, për të cilin ka bashkëpunuar me disa emra shumë të njohur të muzikës si David Guetta, Gunna etj.
Ditën e djeshme ajo publikoi një video të shkurtër promovuese për albumin e saj, ku veç të tjerash shihet e veshur me kostume popullore tradicionale shqiptare.
Duket se kënga e saj është një dhuratë për Pavarësinë e Kosovës. Pas ‘Shine Ya Light’ me videoklipin të xhiruar nëpër rrugët e Kosovës, kjo është kënga e dytë që i drejtohet vendlindjes së saj.
Përfaqësimi me dinjitet i kulturës dhe traditave shqiptare nga artistët tonë në diasporë i ka bërë ata ngahera ambasadorët më të mirë të vlerave të kombit tonë.
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka pasur përherë një lidhje të veçantë me Kosovën çka e ka shfaqur e demonstruar gjithmonë publikisht.
View this post on Instagram