DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rrëfimi i Eleni Foureira : Ja pse e mbajtja të fshehtë origjinën time shqiptare

Shpërndaje

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka folur për jetën e saj dhe karrierën.

Ndërsa ka kujtuar fëmijërinë, Eleni  ka rrëfyer edhe arsyen pse e ka mbajtur të fshehtë origjinën e saj për një kohë të gjatë.

”Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia e barabartë njëlloj si të tjerët. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Fureraj. Arrita në pikën kur kisha frika të them nga isha. Jo të gjithë më duan por ndihem mirë dhe me këtë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua. Është vendi që unë e dua”, është shprehur Eleni.

Këngëtarja më tej është shprehur se në atë kohë shqiptarët mezi pranoheshin nga shoqëria në shkollë dhe shiheshin me sy tjetër. Eleni është në kulmin e karrierës. Debutim i i saj në Eurovison më shumë se dy vite më parë vazhdon nde të jetë një sukses i këngëtares, e cila atë vit u rendit në vendin e dytë ndërsa garonte nën flamurin e Qipros.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *