DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Modestia e kryeministres daneze, publikon foto duke bërë punët e shtëpisë

Shpërndaje

Një fotografi kryeministres daneze, Mette Frederiksen, ku shfaqet duke pastruar xhamat e shtëpisë u bë teje virale në rrjet.

Fotografia e publikuar nga  vetë ajo është një gjest modest dhe i rrallë për një drejtuese shteti, që e zhvesh atë nga kostumi i politikanit që vetëm mendon dhe merr veç vendime me rëndësi jetike, duke e zbutur dhe popullarizuar imazhin e saj.

“Dielli i dimrit në fundjave. Nuk kam pasur shumë kohë për të pastruar shtëpinë, muajt e fundit.”, – shkroi kryeministrja, përbri fotografisë.

Frederiksen është kryeministre e Danimarkës që nga qershori i vitit 2019 dhe udhëheqëse e socialdemokratëve që nga qershori i vitit 2015. Ajo, gjithashtu është kryeministrja me moshë më të re, në historinë e Danimarkës.  43-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve  është një figurë jo vetëm më ndikim politik në botën nordike, por gjatë gjithë karrierës së saj është njohur edhe si një zë i fuqishëm në kauza sociale.

Modestia e kryeministres daneze, publikon foto duke bërë punët e shtëpisë 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *