DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas 22 vitesh Gisele Bündchen vendos të largohet nga agjencia e modelimit ‘IMG Models’

Shpërndaje

‘’Page Six’’ shkruan se Gisele Bündchen po largohet nga agjencia e modelimit ‘IMG Models’ pas 22 vitesh.

Pavarësisht se i dha lamtumirën bukuroshes braziliane, e cila që prej vitit 2001 bën pjesë në listën e modeleve më të paguara të industrisë, IMG ka mirëpritur dy fytyra shumë të reja muajin e kaluar: Amanda Gorman dhe mbesën e Kamala Harris, Ella Emhoff .

Gisele në anën tjetër po vazhdon të shijojë jetën me Brady, të cilët aktualisht janë duke ndërtuar një shtëpi ëndrrash në Miami.

Modele, aktiviste për mjedisin, aktore dhe biznesmene Gisele Bündchen ishte vetëm 14 vjeç kur do të tërhiqte vëmendjen e skautistëve të një agjensie të modës që po shëtiste në kryeqytetin e Brazilit. Por rruga e saj, nga një vajzë e thjeshtë e cila punonte në një fast food në Brazil e luante volejboll deri në modelen më të pagur në botë duket se ka qenë një rrugëtim, sa i ëndërruar po aq edhe i rastësishëm si në skenarët më klasikë të filmave.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *