Jennifer Lopez pozon për kopertinën e revistës ‘’Allure’’
Shpërndaje

Jennifer Lopez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Pasi mahniti gjithë dashamirësit e muzikës së saj me performancën në inagurimin e presidentit Joe Biden, ylli i showbizit na ka surprizuar sërish teksa ka pozuar për kopertinën e revistës “Allure”., një nga revistat më prestigjioze të modës dhe bukurisë në Amerikë.
Në rrëfimin për revistën e mirënjohur J.Lo ka folur edhe për shtyrjen e martesës, të cilën e kishte planifikuar që në vitin e kaluar me të fejuarin, Alex Rodriguez.
“Ndoshta nuk ishte koha e duhur që të martoheshim, gjithçka ka kohën e vet”, është shprehur ajo.
51-vjeçarja e cila është më në formë se kurrë shprehet e lumtur që po shijon karrierën, dashurinë dhe familjen.