DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ermal Meta përkujton dy ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij

Shpërndaje

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka bërë me dije për ndjekësit e tij se dita e sotme lidhet me 2 ngjarje shumë të rëndësishme në jetën e tij.

Meta shkruan se sot janë 2 dita shumë të rëndësishme për të. E para lidhet me publikimin e albumit të tij të parë solo dhe e dyta është fitorja e festivalit Sanremo.

“E para ishte pesë vjet më parë dhe është publikimi i albumit tim të parë solo, hapat e parë të një udhëtimi të mrekullueshëm që kam sjellë këtu dhe kush e di se ku do të shkojë. E dyta është fitorja e papritur e festivalit .’’

Së fundmi Ermal Meta, ka publikuar këngën e tij më të re “No Satisfaction”. Kënga është një himn për vështirësitë e botës moderne dhe mënyrën se si njerëzit janë të pakënaqur sot, përkundër kushteve dhe situatave të ndryshme sociale.

Meta është një ndër artistët më të pëlqyer  në muzikën italiane. Këtë vit ai ka njoftuar se do të rikthehet  në Sanremo pas dy vitesh mungesë.

Albumi i ri i Ermalit do të publikohet në pranverën e 2021.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *