DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

I publikuan letrën personale/ Meghan Markle fiton gjyqin kundër medias britanike

Shpërndaje

Mediat britanike raportojnë se Meghan Markle ka fituar gjyqin kundër medias britanike ‘’Mail Online’’,që publikoi ekstrakte nga letra private e saj që ia kishte dërguar babait Thomas.

Gjykata deklaroi se ka arsye që përmbajtja e asaj letre të mbetej private dhe botimi i saj në gusht të 2018-ës ishte i tepruar dhe i paligjshëm.

“Shkurt, ishte një letër personale dhe private”. Sipas gjykatësit kjo situatë mund të ketë ndikuar edhe në prishjen e marrëdhënieve mes Meghan dhe babait të saj.

Ndërsa rrjeti i Associated Newspapers (ANL) u shpreh u zhgënjyer pas vendimit, Meghan Markle tha se ishte mirënjohëse ndaj gjykatës që vuri para llogarisë gazetën dhe gazetarët për praktikat e tyre të paligjshme dhe dehumanizuese.

“Për këto tregje, është një lojë. Për mua dhe shumë të tjerë, është jeta reale, marrëdhëniet reale dhe trishtimi është i vërtetë. Dëmi që ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shkon thellë. Ne tani e dimë dhe shpresojmë që të krijojë precedent ligjor, që ju nuk mund të merrni privatësinë e dikujt dhe ta shfrytëzoni atë, siç ka bërë i pandehuri në mënyrë të qartë dy vjet më parë“.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *