Shën Valentin-i i ëmbël i familjes Obama
Shpërndaje

Ne festën e të dashuruarve, ish-presidenti Barack Obama postoi një dedikim të ndjerë për gruan Michelle dhe dy vajzat e tij. “Gëzuar Ditën e Shën Valentinit tre njerëzve që kurrë nuk dështojnë të më bëjnë të buzëqesh. Drita juaj verbuese e bën gjithçka më të ndritshme“, shkroi ai shoqëruar më një foto me portretin e ëmbël familjar, së bashku me dy vajzat Malia, 22 vjeçe dhe Sasha, 19 vjeçe.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër edhe Michelle bëri një dedikim shumë të ndjerë për njeriun me të cilin ka 28 vjet e martuar.
“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit, @barackobama! Jeta është gjithmonë më e ndritshme kur unë jam pranë jush“, shkroi Michelle Obama në Twitter, në një foto romantike me bashkëshortin.
Familja Obama kanë kaluar një pjesë të madhe të vitit të kaluar në karantinë me dy vajzat e tyre dhe nuk kanë munguar fotot familjare, të postuara në rrjetet sociale.