DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

“News Of The World” i Tom Hanks së fundmi edhe në Netflix

Shpërndaje

“News Of The World”  është filmi i ri i Tom Hanks i cili së fundmi është lancuar dhe në platformën Netflix.

Filmi i zhvendos ngjarjet gjysmë dekade pas përfundimit të Luftës Civile në SHBA. Në rolet kryesore është kapiteni Jefferson Kyle Kidd, i portretizuar nga aktori Hanks, një njeri i cili lëviz nga qyteti në qytet duke rrëfyer histori të vërteta të jetës dhe kohës. Duke qenë një veteran i tri luftërave, ai ka shumëçka për ta ndarë me njerëzit, duke treguar histori të ndryshme për presidentë dhe mbretëri, si dhe luftëra të ashpra, ngjarje tragjike dhe aventura, të cilat kanë ndodhur anembanë botës.

Teksa udhëton nëpër Teksas, kapiteni Kidd takohet rastësisht me një vajzë 10-vjeçare të quajtur Johanna, e portretizuar në film nga Helena Zengel, e cila para gjashtë vjetëve është adoptuar nga fisi indian “Kiowa” dhe është rritur si një prej tyre. Pavarësisht se Johanna dëshiron të qëndrojë aty ku është rritur, pa dëshirën e saj, kapiteni Kidd pajtohet ta dërgojë atë tek familja e saj. Duke u përballur me forca të jashtëzakonshme të natyrës dhe sfida të shkaktuara nga njerëzit gjatë rrugëtimit, të dy duhet ta krijojnë një marrëdhënie mes vete dhe të bashkëpunojnë së bashku nëse duan të mbijetojnë. Dhe përfundimisht ata e gjejnë vend të cilin mund ta quajnë shtëpi.

Në realizimin e këtij projekti Hanks ribashkohet me regjisorin e filmit “Captain Phillips”.

Filmi i cili e bazon skenarin në romanin bestseller të autores Paulette Jiles, është emëruar nga “The National Board of Review” si njëri prej dhjetë filmave më të mirë të vitit 2020.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *