DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rona Nishliu na prezanton me portretin e ëmbël familjar

Shpërndaje

Në dhjetor të 2020-tës këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të dytë teksa solli në jetë një djalë që e pagëzoi me emrin Bardhyl.

“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë̈ iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. ‘’-shkroi Rona ditën kur i vogli erdhi në jetë.

Edhe pse gjithmonë është kujdesur ta mbaj larg vëmendjes mediatike familjen dhe historinë e saj të dashurisë, së fundmi këngëtarja duket se është ‘’ dorëzur ‘’ duke bërë publike për herë të parë një fotografi të portretit të plotë familjar. Në imazhin e postuar në Instagram ajo shihet e lumtur përkrah bashkëshortit të saj, vajzës, Noa dhe djalit të vogël.

“Gëzuar Shën Valentinin e vonë! Na falni, por ishim të zënë duke krijuar kujtime të çmuara”, ka shkruar Rona përkrah fotos familjare.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *