DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Tjetër sukses për kinematografinë shqiptare/ “The Van” në listën e 10 filmave më të mirë për ‘’Oscars’’

Shpërndaje

“The Van”, produksioni me me metrazh të shkurtër nga regjisori i ri shqiptar Erenik Beqiri është përfshirë në listën e 10 filmave më të mirë nga juria e ‘’Oscars’’.

Më datë 15 mars pritet që kjo listë të kalojë një filtër tjetër dhe të përgjysmohet dhe nga ku do të dalin vetëm filmat të cilët zyrtarisht do të garojnë me njëri-tjetrin për trofeun prestigjioz “Oscar”. Aktualisht lista e ngushtë është e përbërë nga filmat “Bitu”, “Da Yie”, “Feeling Through”, “The Human Voice”, “The Kicksled Choir”, “The Letter Room”, “The Present”, “Tëo Distant Strangers” dhe “Ëhite Eye”.

Shqipëria çdo vit përfaqësohet në këtë kompeticion zyrtarisht nga “Qendra Kinematografike Shqiptare” me prodhimin më të mirë të vitit, mirëpo kjo është hera e parë që një film arrin të renditet kaq lart.

“The Van” u vlerësua edhe në kompeticionin zyrtar të festivalin e Kanës. Ky nuk është rasti i parë brenda këtij viti ku filmat që mbajnë firmën e regjisorëve dhe produksioneve shqiptare po vlerësohen nga profesionistët e artit botëror.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *