Nga e kuqja tek e verdha, këto janë trendët e ngjyrave për vitin 2021
Shpërndaje

Trendet e ngjyrave të vitit 2021 në veshje janë një miks mes ngjyrave më në modë të fundit të vitit 2020, përzierë me një ndjenjë shprese, optimizmi dhe rifreskimi, aq shumë të nevojshëm në një situatë pandemike si kjo që po kalojmë.
Sipas Institutit të Pantone Color dhe Shutterstock trendet e ngjyrave të 2021-it do të fokusohen kryesisht tek ngjyrat e ndritshme dhe qetësuese që marrin frymëzim nga elementët natyralë. Grija e lehtë dhe një nuancë e ndritshme e së verdhës, bluja e zënë dhe e bardha, ngjyra që përfaqësojnë sinkronisht unitetin, stabilitetin dhe shpresën do të jenë disa nga ngjyrat më të preferuara për 2021-in.
Po ashtu e kuqja e guximshme, dhe bluja e ëmbël e frymëzuar nga Mykonos do të jenë ndër ngjyrat e preferuara të dizenjuesve të modës për këtë vit.