DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

I infektuar me Covid-19, Ardit Gjebrea tregon kush do e moderojë ‘’ E diela shqiptare’’ këtë javë

Shpërndaje

Prezantuesi shqiptar, Ardit Gjebrea u infektua me COVID-19 disa ditë më parë. Edhe pse i sëmurë të dielën e kaluar ai mundi të ishte pjesë e show-t ‘’E diela shqiptare’’ në mënyrë virtuale.

Por sot ikona e televizionit ka bërë me dije se nuk mund të jetë i pranishëm në show-n e të dielës që po vjen.

Në një postim në Instastory, Gjebrea lajmëroi se nuk do të jetë i pranishëm këtë të diel në program pasi doktorët i kanë sugjeruar që duhet të pushojë si dhe na njohu me personazhet që do të moderojnë shoW-n këtë javë.

Arditi ja ka besuar drejtimin e rubrikave të së dielës Gentian Zenelajt, Marsela Çibukajt dhe Enkel Demit.

 

I infektuar me Covid-19, Ardit Gjebrea tregon kush do e moderojë ‘’ E diela shqiptare’’ këtë javë 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *