8 thënie nga Franz Kafka, që mund t’ju ndryshojnë mënyrën e të menduarit
Shpërndaje

I lindur në Pragë të Austro-Hungarisë, (sot Republika Çeke), Franz Kafka do të ndahej nga jeta më qershor të vitit 1924 në Vjenë të Austrisë, por vepra e tij do të mbetej një nga kryeveprat e letërsisë botërore. Kafka ishte jo vetëm një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX, por shkrimi i tij ishte i vetëm, unik, aq autentik në llojin e tij. Vepra e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër me emërtimin Die Verwandlung (Metamorfoza, Shndërrimi) dhe romani i tij i pambaruar Der Prozess (Procesi) dhe Das Schloß (Kështjella). Mbiemri “kafkor” ka hyrë në përdorim të shënojë rrethanat e rëndomta te llojit absurd dhe surreal zakonisht të gjetura në veprat e Kafkës.
Këto janë 8 thënie nga Franz Kafka që mund t’ju frymëzojnë ose ndryshojnë mënyrën tuaj të të menduarit:
- 1.“Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Nuk ekziston, vetëm ajo që nuk e kemi dëshiruar sa duhet.”
- “Ai është tmerrësisht i frikësuar se po vdes, sepse ende nuk ka jetuar.”
- “Unë zakonisht zgjidh problemet duke i lënë ato të më gllabërojnë mua.”
- “Unë mund të dua vetëm atë që e vendos në mënyrë të lartë mbi mua dhe që nuk mund ta arrij.”
- “Rinia është e lumtur sepse ka aftësinë për të parë bukurinë. Kushdo që mban aftësinë për të parë bukurinë, nuk rritet kurrë.”
- “Mos e humbisni kohën tuaj duke kërkuar një pengesë – ndoshta nuk ka asnjë.”
- 7.”Ka një sasi të pafund shpresash në Univers… por jo për ne.”
- “Është më mirë të kemi dhe të mos keni nevojë, sesa të keni nevojë dhe të mos keni.”