8 llojet e ushqimeve që duhet t’i bëni pjesë të dietës suaj gjatë 2021-it
Shpërndaje

Nutricionistët kanë dalë në përfundimin se ekziston një listë me super ushqime që do të jenë kryefjala e vitit 2021. Ushqime të tilla janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe me shumë përfitime për shëndetin tonë, sidomos tani që jemi në një periudhë delikate kur është prezente pandemia dhe ju duhet të konsumoni ushqime që forcojnë imunitetit.
Boronicat
Nëse deri dje boronicat nuk gjendeshin brenda frigoriferit tuaj, kjo do të ndryshojë pas janarit. Janë të pasura me antioksidantë dhe fibra, prandaj mos i harroni!
Frutat e thata
Janë të pasura me minerale, e cila është vitale për funksionim korrekt të trupit tonë. Edhe pse janë të yndyrshme, ato janë të shëndetshme dhe ndihmojnë në djegien e yndyrnave në stomak.
Farat
Lloje të ndryshme farash s’duhet të mungojnë në raftet u ushqimeve sepse siç mund ta keni vënë re, fama e tyre do të jetë edhe më e madhe këtë vit. Janë një super mënyrë për t’i shtuar proteina dhe fibra vaktit tuaj.
Frutat ekzotike
Të pasura me potasium, antioksidantë dhe fibra. Miksojini dhe pini një lëng frutash për të pasur energji gjithë ditën!
Avokadot
Ka disa vite që avokadoja është në krye të listës së ushqimeve të famshme, por jo pa arsye.
Spinaqi dhe çdo gjë tjetër jeshile
Shtojani spinaqin smoothie-it tuaj dhe mos ndani sallatrat! Janë dhe në modë, nëse ju duhej një tjetër arsye për t’u bindur.
Salmoni
I pasur me proteina dhe Omega 3, salmoni është gjithnjë zgjedhje e mirë, por sigurohuni të jetë shumë i freskët.
Ushqimet e fermentuara
Turshitë, kos, jogurt dhe çdo gjë tjetër brenda një kavanozi. Janë të pasura me probiotikë dhe e ndihmojnë shumë sistemin e tretjes.