Shtatzënia e Megan Markle përmes fotove, zbulohet kur do të vijë në jetë fëmija i dytë
Shpërndaje

Ditën e Shën Valentinit, lajmi se Megan Markle ishte në pritje të ëmbël pushtoi faqet e mediave ndërkombëtare. Ndërsa treguan lajmin e ëmbël, Megan dhe Harry nuk thanë asgjë për kohën se kur do të vijë në jetë fëmija i tyre i dytë .
“Us Ëeekly” ka zbuluar se Meghan është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe pritet të bëhet nënë për herë të dytë në fund të pranverës.
Lajmi i shtatzënisë së Meghan erdhi pak muaj pasi Dukesha e Sussex tregoi se në verën e 2020-ës përkatësisht në muajin Korrik kishte patur një abort spontan.
Megjithëse këtë shtatzëni çifti ka preferuar ta mbajë disi më private , duke kufizuar daljet publike ndjeshëm, ne po ju sjellin disa nga dukjet më të bukura të Megan kur ishte shtatzënë me Archie.
Nga fustanet e saj treçerekëshe dhe kombinimet e palltove, shpesh të shoqëruara me taka elegante dhe deri te fustanet e mbrëmjes, Meghan Markle ka treguar gjatë shtatzënisë së parë se është një ikonë e stilit. Disa nga veshjet e saj më të pëlqyera i gjeni si më poshtë: