DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Në pritje të GUINNESS-it të tretë, ky është mozaiku që shfaq flamurin e Kosovës në përmasa gjigande

Shpërndaje

Një tjetër shqiptare pritet që të bëhet pjesë për të tretën herë e librit të Rekordeve Botërore ‘Guinness’. Bëhet fjalë për mësuesen nga Kosova Arbnora Fejza-Idrizi  e cila ka krijuar me letra origami një mozaik gjigand që shpërfaq flamurin e Republikës së Kosovës.

Për këtë vepër gjigande Arbnora është angazhuar që nga korriku i vitit 2020, duke i dedikuar rreth katër orë në ditë formimit të mijëra letrave origami, krahas obligimeve familjare dhe profesionale.

Ajo bashkë me dhjetëra nxënës nga ky rajon, vendosën për rreth 14 orë letrat shumëkëndëshe në një sallë sporti të mbyllur, të cilat formuan në mozaik flamurin e shtetit më të ri në Europë, në përmasa prej 1 216 metrash katrorë.

Me këtë punë, po synohet të thyhet rekordi të cilin për momentin e mban një shkollë në Mongoli, me një punim prej 1 167 metrash katrorë.

Arbnora Fejza Idrizi ka hyrë në librin “Guinness” për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash.

Ndërkaq, për herë të dytë, ajo u bë pjesë e librit të rekordeve në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metra dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *