DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Revista ‘TIME’: Dua Lipa pjesë e listës së 100 njerëzve më me ndikim në planet

Shpërndaje

Padyshim 2020-ta ka qenë viti i Dua Lipës, e cila që prej marsit kur lancoi albumin ‘’Future Nostalgia’’ ka arritur të thyejë rekorde të njëpasnjëshme. Së fundmi ylli i muzikës është shfaqur në kopertinë të revistës prestigjioze ‘’TIME’’ si një nga 100 njerëzit më influencues në planet.
‘’TIME’’ ka vendosur të sjell në kopertina të ndryshme 100 njerëzit më me ndikim në botë, në fusha të ndryshme si: argëtimi, politika, shoqëria civile, sporti, biznesi etj.
“Dua Lipa është një yll i shndritshëm, që ndez një shteg verbues në kozmosin e muzikës pop. Më pak se katër vjet më parë, ajo lancoi albumin e parë; nga dy që ka në total. Sot, ajo vallëzon dorë për dore me suksesin duke bërë historinë e shekullit tonë, pasi ka gdhendur me lazer saktësi vendin e saj në peisazhin kulturor botëror. Ne hymë në ‘orbitën’ e Dua-s nëntorin e kaluar kur u shfaqëm si mysafirë në koncertin e saj të transmetuar në Studio 2054. Prodhimi ishte spektakolar dhe gjithëpërfshirës, sa i të ardhmes, po aq edhe retro ‘’ – shkruan ndër të tjera ‘’TIME’’.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *