Lançoi markën e saj të tekilës, Kendall Jenner përballet me kritika
Shpërndaje

Pas lajmit se së shpejti do të lancojë një markë tekila, Kendall Jenner ka pasur shumë kritika në rrjet, ku e akuzojnë për përvetësim kulturor.
Fakti që modelja ka nisur një biznes pa patur njohuri nga kultura meksikane, fansat e cilësojnë si të papranueshme.
Përmes një postimi në Instagram, modelja konfirmoi se ka punuar tre vitet e fundit për markën e saj e cila do të quhet ‘’818’’. Pas këtij biznesi supermodelja i bashkohet listës së të famshmëve që kanë markat e tyre të tekilës, përfshirë George Clooney, Nick Jonas dhe Dwayne .