DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rihapet hetimi për zbardhjen e shkakut të vdekjes të Whitney Houston

Shpërndaje

Hetimet për ndarjen nga jeta të divës së muzikës Whitney Houston pritet të rifillojnë sërish.

Sipas mediave, dyshimi se ylli i muzikës mund të jetë vrarë  nga i dashuri i saj Nick Gordon është real për hetuesit. “Nick Gordon kishte një motiv, por edhe një mundësi për ta vrarë atë. E gjithë kjo është shumë e rëndësishme për t’u hetuar”, thanë inspektorët.

“Nick ishte i pranishëm kur Whitney u gjet në vaskë”, tha një burim anonim për revistën Globe.

Whitney Houston  u nda jeta në moshën 48-vjeçare, teksa u gjet e vdekur më 11 shkurt të vitit 2012 në vaskë. Në trupin e saj u konstatua përmbajtja e lëndës narkotike, kokainë.

Trupi i Whitney do të duhet të zhvarroset për tiu nënshtruar sërish ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë që prej gushtit të vitit të kaluar është lajmëruar se një film mbi jetën dhe karrierën e divës së muzikës Whitney Huston do vijë për publikun me kontributin e bashkëpunëtorit të saj shumëvjeçar Clive Davis.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *