Edhe Dua Lipa pjesë e fushatës së ‘Versace’
Shpërndaje

Së bashku me Hailey Bieber dhe Kendall Jenner, edhe Dua Lipa është bërë pjesë e fushatës publicitare te koleksionit të ri të markës ‘Versace’.
Së fundmi, ylli i muzikës ka shpërndarë me fansat e saj fotografi, në të cilat shihet e veshur me markën e njohur ‘Versace’.
Çanta e lëkurës dhe aksesorët e tjerë e bëjnë yllin e muzikës të duket plot stil. “Vajza Versace”, – ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografisë.
Dua Lipa është duke shijuar sukseset e këngës së fundit, “We’re Good ‘’ e cila në YouTube ka arritur mbi 17 milionë shikime.