DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas 15 vitesh bashkëjetesë, këngëtarja italiane merr papritur vendimin për martesë

Shpërndaje

Këngëtarja italiane Fiorella Mannoia i ka dhënë fund zyrtarisht beqarisë duke u lidhur në martesë në një ceremoni private me partnerin historik Carlo Di Francesco, 41 vjeç.

Këngëtarja 66-vjeccare ka shpërndarë një fotografi nga ceremonia në rrjetet sociale dhe e ka shoqëruar me dy fjalë të thjeshta: “Pas 15 vjetësh. Epo … po.”

Këngëtarja dhe muzikanti (profesori i edicionit të 13-të “Amici” në Canale 5) janë bashkë prej 15 vjetësh. Di Francesco, muzikant dhe producent ka qenë prej kohësh partneri dhe mbështetësi i saj më i madh në muzikë.

Fiorella kishte veshur një kostum të bardhë dhe me një atlete argjendi, ndërsa ai një kostum klasik të zi.

Prej disa javësh lajmi i dasmës së çiftit kishte bërë xhiron e internetit, ndërsa Mannoia e konfirmoi papritur duke postuar fotot e dasmës.

Pas 15 vitesh bashkëjetesë, këngëtarja italiane merr papritur vendimin për martesë 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *