DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Publikohet data, ja kur do të lancohet dokumentari për Tina Turner

Shpërndaje

Dokumentari i ri i cili flet për yllin e muzikës Tina Turner do të transmetohet më 27 mars të këtij viti në kanalin “HBO” dhe në platformën digjitale “HBO Max”.

Projekti i cili e rrëfen jetën dhe karrierën e këngëtares ikonike nga suksesi i hershëm në vitet ’60 e deri tek shndërrimi i saj në një fenomen global të muzikës gjatë viteve ’80, do të shënojë premierën botërore javën e ardhshme në kuadër të Festivalit të filmit në Berlin.

Lajmi për realizimin e dokumentarit me titull “Tina”, fillimisht ishte bërë publik në vitin 2018 në kuadër të Festivalit të filmit në Kanë.

Gjatë karrierës së saj të bujshme në muzikë, Turner ka shitur më shumë se 100 milionë albume, ka fituar tetë shpërblime “Grammy” dhe një çmim special i cili i nderon arritjet e saj në muzikë.

Këngëtarja 81-vjeçare kishte dalë në pension menjëherë pas përfundimit të turneut, “Tina! 50th Anniversary Tour”, i cili u përmbyll në vitit 2009, dhe nga atëherë është shfaqur në publik vetëm me rastin e ngjarjeve të caktuara.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *