DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

‘’Koronavirusi e transformoi jetën time’’ – Rita Ora rrëfen detaje nga albumi i tretë

Shpërndaje

Rita Ora ka treguar për publikun se kohët e fundit ka qenë duke shkruar projekte të reja për të cilat ka thënë se janë tekste që kanë të bëjnë më shumë me anën e saj emocionale. Këto tekste do të jenë fabula të këngëve të albumit të tretë të saj, të cilin këngëtarja është shprehur se shpreson ta lancojë brenda këtij viti.

“Unë jam duke shkruar këngë. Padyshim që jam duke u përshtatur më shumë me anën time të prekshme. Do të ketë shumë më shumë emocione me këtë album. Ky vit ka qenë një përvojë e tillë transformuese për të gjithë ne dhe të jesh transparent është vërtet ajo që na duhet. Në këtë album të ri, unë do të thellohem shumë”, ka thënë Rita.

Artistja me famë botërore është shprehur se ky album është edhe një sfidë për atë, pasi këngëtarja do të ketë një qasje ndryshe ndaj muzikës dhe stilit që ajo ka treguar deri më tani.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *