DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Autoportreti me 154 këngë i Paul McCartney, publikohet data e lancimit

Shpërndaje

Autoportreti me 154 këngë i Paul McCartney,  i cili do të paraqesë jetën dhe  kontributin e artistit përmes 154 këngëve, që mbulojnë të gjitha fazat e karrierës së tij, nga kompozimet e para në dekadën legjendare me “Beatles”, nga “Wings” në albumet si solist do të jetë i aksesueshëm për publikun në të gjitha libraritë botërore në nëntor të vitit 2021.

“Kur arrin një moshë të caktuar, një ditar të ndihmon për të kujtuar ditët e kaluara, por unë kurrë nuk kam mbajtur shënime. Ajo që më ka mbetur janë këngët e mia, qindra këngë, të cilat janë ekuivalente me një lloj ditari. Në këto këngë është e gjithë jeta ime” tha McCartney.

Në këtë autobiografi do të jenë disa nga produksionet e McCartney, duke nisur që nga kënga e tij e parë, të cilën ai e shkroi hershëm në moshën 14-vjeçare, por edhe materiale të pabotuara dhe të çmuara nga arkivi i tij personal, dorëshkrime, letra, fotografi.

“Jam përpjekur të them diçka se si lind muzika, çfarë do të thotë për mua dhe çfarë shpresoj se mund të thotë edhe për të tjerët”, shpjegon Paul McCartney.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *