DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Jennifer Lopez i shtohet kastit të filmit “The Mother”

Shpërndaje

Ylli i muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez i është shtuar kastit të filmit ‘’The Mother’’. Filmi do të jetë një prodhim i Netflix dhe do të portretizojë historinë e një vrasëseje të rrezikshme. e cila detyrohet të kthehet në këtë profesion nga i cili kishte hequr dorë, në mënyrë që ta mbrojë vajzën e saj, të cilën e kishte dhënë për adoptim para shumë vjetëve.

Filmi thuhet se bazohet pjesërisht në projektin klasik të Luc Bessonit të lansuar në vitin 1994, “The Professional”.

Lopez, e njohur edhe për rolin e saj në filmin “Second Act”, ka edhe disa projekte të tjera filmike në pritje për t’i realizuar, mes së cilave edhe filmat “Marry Me” dhe “The Godmother”.

‘’The Mother’’ do ta sjellë yllin e showbizit në rolin e aktores, por edhe të  bashkë-producentes.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *